Në kuadër të agjendës për shënimin e Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur seancë solemne, ku krahas kuvendarëve e zyrtarëve të Ekzekutivit kanë marrë pjesë edhe mysafirë të tjerë.
Sipas njoftimit të Komunës, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të veteranëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, institucioneve fetare, arsimore, partive politike, media dhe qytetarë.

Ndërsa kryetari Bexhet Xheladini ka vlerësuar se Epopeja e UÇK-së shënon kulmin e heroizmit dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri.
“Familja Jashari, në krye me Adem Jasharin, u bënë sinonim të rezistencës dhe të luftës heroike, dhe emri i tyre do të jetë përherë në kujtesën e çdo shqiptari”, ka thënë Xheladini, raporton Telegrafi.
Sipas njoftimit, para të pranishmëve kanë folur edhe sekretari i OVL të UÇK-së, Salih Shala, si dhe nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?.