Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Upper Austria Grand Prix 2025

Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme ajo ka fituar medaljen e bronztë në Upper Austria Grand Prix 2025 që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Carlotta Avanzato nga Italia.

Në çerekfinale Laura mposhti me Ippon, Leila Mazouzi nga Slovenia. Kurse në gjysmëfinale humbi nga So Morichika nga Japonia.

Gjithsesi në ndeshjen vendimtare për të bronztë, Laura mposhti Joni Geilen nga Holanda./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit