13.6 C
Prizren
E martë, 25 Mars, 2025

Penalltia e Gërbeshit, i sjell fitoren shpresëdhënëse Rahovecit

Rahoveci ka arritur sot që të shënojë vetëm fitoren e dytë kampionale të stinorit në Ligë të Parë – Grupi A! Kjo është fitorja e parë që prej muajit shtator për vreshtarët, kur kishin mposhtur Mitrovicën debutuese këtu, si mysafir! Fitore si vendas e vreshtarëve në “Liman Gegaj”.

E tash në drejtim të Liridon Lecit, që mori timonin e ekipit prej pjesës pranverore të stinorit, ka shënuar fitoren e parë dhe atë ndaj Istogut, të cilit iu afrua me pikë! E gjithë ndeshja ishte e barabartë, me raste, por jo fort konkrete, derisa pas pjesës së parë 0-0 dukej se kështu po arrinte deri në fund!

Por, Rahoveci fitoi penallti pak minuta para fundit të ndeshjes, e aty në skenë doli përforcimi i janarit Fidan Gërbeshi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të marrë tre pikët e fitores: Rahoveci – Istogu 1-0 [Fidan Gërbeshi 85’pen.].

Fitorja, bën që Rahoveci të arrijë kuotën e 11 pikëve pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, që përkon me mbylljen e ciklit të dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë. Vreshtarët përfundojnë në pozitë të nëntë me rrezik rënieje, ndërsa Istogu është mbi ta, të tetit në renditje me 18 pikë nga po aq ndeshje, para ciklit të fundit, që ka edhe nëntë xhiro deri në fund të stinorit./topsporti/

Më Shumë

1200 kg duhan i papërpunuar konfiskohet në rajonin e Prizrenit, një person ndalohet për 48 orë

Më datë 23.03.2023, Policia e Kosovës, në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar një automjet tip kombi me targa vendore, i cili po lëvizte në...

Nëna ime, e bukura Hatixhe

Nga Dritero Agolli Nëna ime, e bukura Hatixhe, Më e bukura nga gjithë fshatarkat, Atje në minder mbi një dysheme, Më polli mua kur u kthye nga arat. E...

Lajmet e Fundit