14.2 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

Autostrada Biennale dhe QRTK Prizren bashkëpunojnë për promovimin dhe ri-funksionalizimin e trashëgimisë kulturore

Autostrada Biennale dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren(QRTK) kanë formalizuar një bashkëpunim të ri me synimin për të promovuar dhe ri-funksionalizuar në mënyrë inovative objektet me vlerë të trashëgimisë kulturore. Ky memorandum përcakton angazhimin e përbashkët për ta shndërruar trashëgiminë kulturore në një hapësirë të gjallë ndërveprimi, ku arti bashkëkohor dhe historia e qytetit ndërthuren për të frymëzuar krijimtari dhe zhvillim social.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, gjatë edicionit të pestë të Autostrada Biennale kuruar nga Erzen Shkololli, i cili do të mbahet nga 5 korriku deri më 5 tetor 2025, do të organizohen një sërë aktivitetesh, përfshirë ekspozita, vizita grupore dhe programe edukative, me qëllim të angazhimit të komunitetit lokal dhe profesionistëve të fushës.

Drejtori i QRTK Prizren, Samir Hoxha, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti duke u shprehur: “Vazhdimi i bashkëpunimit me Autostrada Biennale është një hap i natyrshëm në përpjekjet tona për të integruar trashëgiminë kulturore të Prizrenit në një nivel më të gjerë dhe ndërkombëtar. Ky bashkëpunim ka treguar se lidhja midis artit bashkëkohor dhe trashëgimisë kulturore mund të krijojë një sinergji të fuqishme, e cila ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimin e qytetit dhe në forcimin e lidhjeve tona me komunitetin global.”

Ndërkohë, Leutrim Fishekqiu, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Autostrada Biennale, e cilësoi këtë memorandum si një mundësi për të promovuar trashëgiminë kulturore përmes artit bashkëkohor dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave kulturore: “Ky bashkëpunim na jep mundësinë të eksplorojmë mënyra të reja se si arti bashkëkohor mund ta sjellë trashëgiminë kulturore më pranë njerëzve. Përmes projekteve të përbashkëta, do të punojmë që këto hapësira të mos jenë vetëm kujtesë e së kaluarës, por edhe pjesë e përvojës së përditshme kulturore, të hapura dhe të afërta me komunitetin.”

Përtej projekteve lokale, ky memorandum synon të ndërkombëtarizojë trashëgiminë kulturore të Prizrenit, duke e integruar atë në rrjetet globale të artit dhe institucioneve kulturore. Përmes Autostrada Biennale, qyteti pritet të mirëpres artistë, kuratorë, studiues dhe vizitorë nga e gjithë bota, duke shndërruar Prizrenin në një qendër të rëndësishme të artit bashkëkohor, jo vetëm në rajon, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Për më shumë informacione rreth aktiviteteve të ardhshme, ju ftojmë të na ndiqni në platformat tona zyrtare.

Më Shumë

Sfidat e fundit para Final 4 te meshkujt

Të mërkurën zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën Unike të Meshkujve, që është edhe java e fundit për garat e rregullta. Pas përfundimit të garave...

Penalltia e Gërbeshit, i sjell fitoren shpresëdhënëse Rahovecit

Rahoveci ka arritur sot që të shënojë vetëm fitoren e dytë kampionale të stinorit në Ligë të Parë - Grupi A! Kjo është fitorja...

Lajmet e Fundit