4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit përcakton kufijtë e hapësirave publike për bizneset në Qendrën Historike

 

Sipas tyre pas punimeve për rehabilitimin e rivitalizimin e infrastrukturës në zonën historike në radhë është edhe përcaktimi i kufijve të hapësirave publike që mund të shfrytëzohen nga bizneset e gastronomisë.

Drejtori i Inspektorateve, Islam Ukimeri ka pohuar se këto veprime janë të domosdoshme për të vënë rregull në zonën historike të qytetit, përkatësisht për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve e vizitorëve, raporton Telegrafi.

“Në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren jemi dakorduar që të bëhet shënjëzimi dhe të përcaktohen kufijtë e hapësirave publike që mund të shfrytëzohen nga operatorët ekonomikë, për të cilën pjesë edhe paguajnë taksa”, ka thënë Ukimeri.

Gjithashtu i ka bërë thirrje të gjithë operatorëve që shfrytëzojnë hapësirën e përcaktuar publike ti respektojnë kufijtë e përcaktuara.

“Komuna e Prizrenit rishtazi ka bërë investim të konsiderueshëm në sheshin e Shadërvanit. Si Drejtori e Inspektorateve obligohemi që ta monitorojmë gjatë gjithë kohëës këtë zonë lidhur me respektimin e pjesëve të përcaktuara ashtu që mos të keqpërdoret përkatësisht mos të zihet hapësira publike dhe të respektohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe turistëve”, është shprehur ai.

Ndërkaq përfaqësuesi nga komuniteti i gastronomëve, Ilir Shala, ka pohuar se përcaktimi i këtyre kufijve vjen si rrjedhojë e konsultimit paraprak të hisedarëve, me qëllim të krijimit të një pamjeje më të mirë në qendrën e qytetit, raporton Telegrafi.

“Rregullat për një vijëzim i kemi dakorduar gjatë punës në Planin për pamjen e Shadërvanit.  Besojmë se një gjë e tillë do të ofrojë një përjetim më të mirë të Qendrës Historike të Prizrenit dhe neve si biznese do të na kthehet për të mirë”, ka thënë Shala.

Komuna e Prizrenit ka investuar mjete të konsiderueshme në rehabilitimin e rivitalizimin e infrastrukturës në Sheshin Shadërvan dhe në rrugën “Shuaip Spahiu”. Punimet në këtë aspekt në qendër të qytetit ende po vijojnë. /Telegrafi/

Më Shumë

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit