Raportohet për arrestimin e disa pelegrinëve serbë në Prizren

Policia e Kosovës ka ndaluar dhe shoqëruar sot disa pelegrinë serbë në pjesën e Shatërvanit, në Prizren.

Siç raporton Sinjali me burime, personat në fjalë janë ndaluar dhe kontrolluar nga policia në këtë lokacion të frekuentuar, ndërsa më pas janë shoqëruar me disa vetura policore në stacionin më të afërt policor.

Sipas mediumit, “bëhet fjalë për një veprim të planifikuar të organeve të rendit”.

Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se deri më tani s’ka informacion lidhur me ndalimin e ndonjë pelegrini.

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër pelegrinë serbë në Gjakovë.

Përmes raportit ditor të së dielës, policia bëri të ditur se në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ky rast është përmendur edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të dielën, ku në njoftimin e Qeverisë u tha se njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë, teksa tjetri kapiten i ushtrisë së shtetit serb.

Më Shumë

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit