Haxhiu për lirimin e 12 serbëve: S’e di cila forcë tjetër i ka liruar, por jo ajo e ligjit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për lirimin e 10 serbëve të arrestuar në Prizren e Gjakovë dhe lirimin e dy prej tyre sot.

Haxhiu ka thënë se të gjithë të arrestuarit në Gjakovë dhe Prizren kishin lidhje të forta edhe me organizatorët dhe pjesëmarrësit e sulmit terrorist në Banjskë, e sipas saj, pavarësisht provave të bollshme për t’i dërguar në paraburgim dhe hetim të mëtejmë, të njëjtit janë liruar.

“Është vërtetë shqetësuese lehtësia e lirimit të këtyre personave dhe hudhja poshtë e aksioneve policore dhe institucioneve tjera të sigurisë të cilët kapën me fakte e dëshmi këto dy grupe”.

“Po harxhojnë aq shumë resurse e kohë institucionet e sigurisë si dhe po rrezikohen punonjësit e këtyre, e në fund të arrestuarit lirohen?!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Më tutje, Haxhiu është shprehur se “nuk e di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona, por siç duket qartë, forca e ligjit dhe drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”.

Dy ditë më parë në Prizren dhe Gjakovë janë arrestuar 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë.

Më Shumë

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit