8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Çikat e Bashkimit fitojnë finalen e parë ndaj Pejës 03

Në një atmosferë fantastike në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, KBF Bashkimi ka triumfuar ndaj Peja 03 në ndeshjen e parë të finales së Superliga Femrat, me rezultat 82:79 (28:21,16:19, 25:22, 13:17), përcjell PrizrenPress.

Pjesa e parë nisi më mirë për portokallezinjet që e mbyllën çerekun e parë me 28:21.

Çereku i dytë ishte më i baraspeshuar me shifrat 16:19 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 44:40.

Periudha e tretë ishte thuajse e barabartë, që u mbyll me rezultat 25:22, ndërsa çereku i fundit i takoi pejaneve, por nuk ishte e mjaftueshme për fitore 13:17.

Më e dalluara për Bashkimin ishte Adrienne Godbold me 20 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa për Pejën 03 u veçua Calveion Landrum me 26 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime.

Finalja e dytë zhvillohet këtë të premte në Pejë, në palestrën “Karagaçi”, nga ora 19:00. Skuadra që shënon tri fitore, shpallet kampione e Superliga Femrat./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit