Panairi i Punës dhe Karrierës mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Sot, në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, u zhvillua Panairi i Punës dhe Karrierës, i organizuar nga Qendra për Karrierë dhe Alumni e universitetit, me mbështetje të GIZ-it gjerman, përcjell PrizrenPress.

Në këtë ngjarje morën pjesë dhjetëra biznese dhe organizata, të cilat ofruan mundësi punësimi dhe praktikë për studentët.

“Panairi u vizitua nga qindra studentë, të cilët patën rastin të krijojnë kontakte direkte me përfaqësuesit e tregut të punës dhe të eksplorojnë mundësi konkrete për zhvillimin e karrierës së tyre profesionale”, thuhet në njoftim të universitetit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit