15.2 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Samra Kërqagu zgjidhet kryesuese e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara në Rahovec

Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2025, në prani të anëtarëve të tij dhe nën udhëheqjen e zëvendëskryesuesit Atdhe Rama.

Në këtë takim, me vota unanime, Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit, përcjell PrizrenPress.

“Qëllimi i komitetit është të sigurojë që politikat dhe vendimet që merren në nivel lokal dhe qëndror të jenë të përshtatshme dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen sociale”, heksohet në njoftim. “Kjo mund të përfshijë çështjet si: socializimi, arsimimi, punësimi, qasja në shërbime dhe përmirësimi i legjislacionit ekzistues për të garantuar të drejtat e kësaj kategorie”.

Rendi i ditës përfshinte tri pika: shqyrtimin dhe aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, zgjedhjen e kryesuesit të ri të komitetit, si dhe çështje të ndryshme./PrizrenPress.com

Më Shumë

E trishtë: Varroset sot i riu 17-vjeçar që humbi jetën me motor në Prizren

  Sot në orën 16:00 do të varroset në varrezat e Arbanës i riu 17-vjeçar nga Prizreni, i cili humbi jetën dje në një aksident...

Liga e Parë, zjarr që në fillim: Derbi prizrenas Proton Cable Prizreni – New Basket

Java e parë e Ligës së Parë të Meshkujve në basketboll sjell menjëherë një përballje të zjarrtë – derbin prizrenas ndërmjet Proton Cable Prizrenit...

Lajmet e Fundit