Pas përfundimit të 28 xhirove të sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, janë publikuar statistikat e lojtarëve më të dalluar, të cilët kanë dominuar në kategoritë kryesore individuale.
Në krye të listës së shënuesve qëndron Jericole Hellems i Vëllaznimit me mesatare prej 20.8 pikësh për ndeshje. Pas tij renditet Scott Bamforth me 18.9 pikë, ndërsa i treti është Deondre Burns i Sigal Prishtinës me 18 pikë për ndeshje.

Në kërcime është dalluar Cesare Edwards i Pejës me 8.3 kërcime për ndeshje, i ndjekur nga bashkëlojtari i tij Tajh Green me 8.2, ndërsa në vendin e tretë renditet Brandon Huffman i Yllit me 7.5 kërcime.
Sa i përket asistimeve, më i miri ka qenë Antwan Scott i Yllit me 6.1 asistime për ndeshje. Në vendin e dytë është Kentrell Pullian i Rahovecit 029 me 5.3, ndërsa i treti Kyan Anderson i Bashkimi me 5.1 asistime.
Në aspektin defensiv, më i miri në bllokada është Yor Anei i Vëllaznimit me 2.3 për ndeshje, i ndjekur nga Kelby Kramer i Sigal Prishtinës me 1.9 dhe Andrew Gordon, po ashtu nga Vëllaznimi, me 1.2 bllokada për ndeshje./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
