“Kjo ditë është një moment i veçantë për të nderuar kontributin e bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk në të gjitha fushat e jetës në Kosovë – në arsim, shëndetësi, institucione, art, biznes dhe shoqëri civile. Komuniteti turk është pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik dhe një urë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se bashkëjetesa e përzemërt dhe harmonia që ekziston mes shqiptarëve, turqve dhe grupeve të tjera etnike është një aset i çmuar, e që na bën më të fortë dhe më të pasur si shoqëri.

“Bashkëqytetarëve tanë nga radhët e komunitetit turk u uroj gëzim dhe lumturi për këtë festë të dyfishtë! Le të vijojmë me punë dhe angazhim për zhvillim, mirëqenie e miqësi gjithnjë e më të madhe”, ka shtuar Kurti.