4.6 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Ena Bulku, Arbër Selmani dhe Elvin Nuri – fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot vlerësimet për fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025.

Juria, e kryesuar nga shkrimtari Ylljet Alicka dhe me anëtarë pedagogen e letërsisë, Dhurata Shehri dhe gazetaren e kulturës, Arta Marku vlerësuan mes 18 dorëshkrimeve veprat: “Pallati i dëshpërimit” (roman), “Testosteron” (vëllim me tregime), “Shpikja e skandalit në idil”, (vëllim me poezi).

Fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025 janë:

Ena Bulku për romanin “Pallati i dëshpërimit”, nga shtëpia botuese “Ombra GVG” me motivacionin: “Një roman që eksploron në mënyrë fine fatin e individit, botën e tij të brendshme duke përzier erudicionin, poezinë dhe meditimin mbi kohën dhe kujtesën”.

Arbër Selmani për vëllimin me tregime “Testosteron”, nga shtëpia botuese “Albas” me motivacionin: “Proza që shkëlqejnë me intuitë dhe stil në zbulimin e të vërtetave të artit”.

Elvin Nuri për vëllimin poetik “Shpikja e skandalit në idil”, nag shtëpia botuese “Berk”, me motivacionin: “Poezi e vetmisë urbane, që figurën e bën zgjedhje jo dekorative”.

Ndërkohë, me propozimin e jurisë do të mbështeten për botim edhe tre të rinj të tjerë, të cilët janë:

Liza Brozi me dorëshkrimin “Vdekja e kukullës” nga shtëpia botuese
“Albas”.

Antonio Çikollari me dorëshkrimin “Pesë vdekje” nga shtëpia botuese
“Albas”.

Xhensila Dautllari me dorëshkrimin “Anahera: E fshehta në godinën e
pestë” nga shtëpia botuese “Toena”.

Më Shumë

Manipulimi me vota/ Një muaj paraburgim edhe për pesë të dyshuar në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji për pesë persona të dyshuar për manipulime me vota në...

Prizren: Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për shitblerje të drogës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Q., pasi po kërkohej si i dënuar me 2 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit