4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Drini i Bardhë sot kurorëzohet kampion – festa nis në Prizren, vazhdon në Gjonaj

Drini i Bardhë do të kurorëzohet sot kampion i Ligës së Tretë të Kosovës, pas një sezoni të suksesshëm që e ka kthyer këtë ekip në krenarinë e rajonit të Hasit.

Ndeshja përmbyllëse e sezonit do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me fillim nga ora 13:00, ku Drini i Bardhë do të përballet me ekipin Istogu 03, raporton PrizrenPress.

Pas përfundimit të takimit, do të organizohet ceremonia zyrtare e ndarjes së kupës dhe medaljeve për futbollistët, të cilat do të dorëzohen nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Ju ftojmë të gjithëve të jeni pjesë e kësaj feste”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit, i cili i bën thirrje tifozëve të bashkohen për të festuar këtë arritje historike.

Festimet nuk përfundojnë me kaq. Ceremonia do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në ora 18:30, në “Kodrën e Pajtimit” në fshatin Gjonaj, ku klubi do të organizojë një ngjarje festive për të gjithë komunitetin.

“Mos mungoni në ndeshje e në ceremoni – bashkë fituam titullin, bashkë festojmë!” – përfundon thirrja e klubit në njoftim.

KF Drini i Bardhë po e mbyll sezonin me stil, duke sjellë jo vetëm sukses sportiv, por edhe gëzim e krenari për banorët e Hasit dhe më gjerë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Lajmet e Fundit