11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

“Janë shndërruar në figura irrituese”, Kryeziu i KDI-së me kritika të ashpra ndaj deputetëve të zgjedhur

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend ku as për të 13-ën herë me radhë nuk u arrit të konstituohet.

Për këtë ai ka drejtuar kritika ndaj deputetëve të zgjedhur.

“ Nga një pozitë që duhej të ishte fisnike, e respektuar dhe me autoritet, roli i deputetit sot është shndërruar në një figurë irrituese, pa peshë dhe pa vlerë për shoqërinë”, shkruan Kryeziu në një postim në Facebook.

Si në  seancat e mëhershme, ashtu edhe në të sotmen, kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi krijimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentare.

Më Shumë

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Lajmet e Fundit