0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në Eurovision

Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit të këtij viti të “Eurovision”. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike nga Shqipëria, është renditur në vend të parë.

Dy anëtarët e këtij grupi janë cilësuar nga “CNN” si çifti më i papritur i Eurovizionit.

“Ata këndojnë për një oazë – “Nuk ka ambulancë nëpër rrugë, askush nuk të flet me arrogancë” – qartësisht të pavëmendshëm ndaj festave të beqarisë britanike që shkatërrojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë” – thuhet në artikull.

Tutje, raportohet se nuk ka asgjë tjetër si kjo përformancë “në ofertë” .

“Sinqerisht, ambivalenca e tyre është një avantazh: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në ofertë, dhe ata po marrin zhurmën e merituar nga fansat si rezultat” – thuhet tutje.

“Nëse besoni në llojin e muzikës që doni, ndoshta diçka mund të ndodhë” – ka thënë Beatriçe Gjergji.

Theksojmë se “Zjerm” do të jetë pjesë e finales së Eurovisionit që do të mbahet më 17 maj, pas një performance që ndezi atmosferën në natën gjysmëfinale të kompeticionit.

Grupi muzikor shqiptar pati një performancë fantastike e cila u prit me entuziazëm të madh nga publiku duke siguruar kështu një vend të merituar mes finalistëve.

Shqipëria konkurroi për të zënë njërin nga 10 vendet finaliste, të cilat përcaktohen nga një sistem vlerësimi të kombinuar: 50 për qind nga votat e jurive profesionale dhe 50 për qind nga votimi i publikut.

Marketing

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit