9 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Aktakuzë për shpërndarje të narkotikëve ndaj një personi në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par. 2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas një njoftimi për media thuhet se sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., me datë 24.01.2025, rreth orës 17:50 min, në fshatin Korishë – Komuna e Prizrenit, pa autorizim shpërndanë, substanca narkotike me qëllim të shitjes, shpërndarjes apo ofrimit për shitje, në atë mënyrë që i njëjti bënë shitjen dhe shpërndarjen tek përdorues të substancave narkotike.

Me datë 24.01.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin, se ishte duke bërë shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, vërejnë veturën e markës “Golf 2” e cila futet dhe del nga shtëpia e të pandehurit, të cilën veturë më pas e kontrollojnë, dhe aty arrijnë të gjejnë nën ulësen e shoferit një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë”, dhe më pas rreth orës 20:03 min, gjatë zhvillimit të kontrollit nga ana e policisë, i pandehuri merr një qese te substancës narkotike të cilën e fut nën xhaketë dhe arrin të largohet në pjesën malore afër shtëpisë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë, në dhomën e të pandehurit janë gjetur: Një qese me substancë narkotike të llojit ‘marihuanë’ me peshë prej 15.00 gram, një qese me substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë prej 1.76 gram, një qese plastike ngjyrë e bardhë brenda saj e një qese ngjyre e zezë e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 663.73 gram, të cilat kanë një peshë të përgjithshme prej 680.49 gram”.

Tutje në njoftim thyhet se me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

Bashkimi – Sigal Prishtina, derbi i të pamposhturve

Java e katërt e ProCredit Superligës premton emocione të mëdha, me kulmin te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që nuk kanë...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit