1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Policia identifikon dy të dyshuar për përdorim armësh në Rahovec

Pas qarkullimit të një video-incizimi në rrjetet sociale ku shfaqeshin persona duke shtënë me armë zjarri, Policia e Kosovës ka identifikuar dy të dyshuar të përfshirë në këtë incident, që kishte ndodhur më 15 mars 2025 në afërsi të lumit Drini i Bardhë, në fshatin Radostë të Rahovecit.

Hetuesit nga Stacioni Policor në Rahovec kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, të cilat çuan në identifikimin e dy personave.

Njëri nga të dyshuarit është lokalizuar dhe ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë për sinjalizim me zë (kalibër 9 mm), së bashku me një karikator dhe një pushkë ajrore (kalibër 4.5 mm), armë që dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.

“Falë angazhimit profesional të hetuesve tanë, është bërë e mundur identifikimi i shpejtë i të dyshuarve. Në bashkëpunim me familjarët, është siguruar edhe dorëzimi vullnetar i armëve që dyshohet se janë përdorur në rast” – thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

I dyshuari i dytë nuk është gjetur në vendbanimin e tij, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Megjithatë, familjarët e tij kanë dorëzuar në polici, me autorizimin e tij, një pistoletë për sinjalizim me zë (kalibër 9 mm) me një karikator dhe tre fishekë.

Prokurori i Shtetit është informuar për rastin dhe ka urdhëruar inicimin e procedurave penale ndaj të dyshuarve për veprën penale.

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të gjitha armët janë sekuestruar nga autoritetet përkatëse dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ligjor ndaj çfarëdo sjelljeje që cenon rendin dhe qetësinë e qytetarëve”.

 

Më Shumë

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha)

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar sot Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha), në një ceremoni homazhesh të organizuar nga Organizata e...

Lajmet e Fundit