18.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Prevalla, natyrë pa përkujdesje

Prevalla vazhdon të mbetet një prej vendeve më të vizituara nga qytetarët, jo vetëm nga Kosova, por edhe jashtë saj. Por, vizitorët ende po ankohen për infrastrukturën jo të mirë, ndërsa së fundmi kanë ngritur si shqetësim mungesën e një qendre të mjekësisë.

 

Prevalla, përveçse vend turistik dhe relaksi, shfrytëzohet shumë nga njerëz me probleme shëndetësore. Drita Ndoci, këtë vend e viziton qe tetë vjet rresht, pasi thotë se ka ndikuar shumë në shërimin e saj. Drita dhe shumë vizitorë të tjerë kërkojnë që në Prevallë të ketë një qendër shëndetësore, pavarësisht se sa e madhe mund të bëhej.

“Kam ardhur të shtunën edhe kam qenë me tension të lartë, atë ditë që erdha me tension të lartë edhe nesër njëjtë, ku të shkoja, ku të shkoja, e mata tensionin vetë edhe e kisha të lartë, mund të kem pi një kokërr për tensionin sepse njerëzit e sëmurë vijnë këtu, unë jam me diabet, jam me tension, një operacion e kam kaluar, falënderoj Zotin ku jam, pra njeriu ka nevojë për një qendër shëndetësore, sado të vogël”, tha Drita Ndoci, vizitore e Prevallës.

“Gjithë këta njerëz këtu vijnë për shërim, edhe janë të sëmurë, nëse ju keqësohet gjendja, ose diçka tjetër, s’kanë ku me marrë ndihmën e parë”, tha Lumturie Hoti, vizitore.

Por, ky vend ani pse me bukuri natyrore, ka edhe mungesa të shumta. Prevalla nuk ka përfituar investime në infrastrukturë që nga krijimi i saj. Rrugët brenda fshatit turistik janë në gjendje të keqe.

 

“Rrugë nuk ka ja, shihe çfarë rruge, nëpër llucë, mezi del deri te banesa, shumë keq”, tha Bedrije Heta, vizitore e Prevallës.

“Këtu unë kam përvojë, kam pa njerëz që janë shëruar prej shumë sëmundjeve, sidomos prej leukemie. Ky vend turistik, që s’e ka bota, dhe nuk investon kurrkush, hiç”, tha Imer Osmani, vizitor.

“Skandaloze, unë detyrohem e nxjerr makinën në kodër këtu dhe nisem e shkoj me makinë deri në fjetore, se është pluhur, komplet pluhur, nuk e marr me mend pse nuk investohet, bëje more, 200 mijë euro sivjet, 200 sot një vit, sepse është shtet fukara, por bëje”, tha Nikollë Ndoci, vizitor në Prevallë.

Ky vend turistik ka ngelur pa përkujdesje institucionale, pasi mbetet në mes të institucioneve qendrore dhe atyre lokale. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që t’ua kthejë kompetencat e menaxhimit.

“Në momentin kur ministria na i kthen kompetencat, ne jemi të gatshëm, me aq kapacitet sa kemi, t’i kushtojmë kujdes dhe vëmendje dhe të fillojmë ndoshta me projekte të vogla, mirëpo dalëngadalë, pak nga pak, arrihet një efekt i caktuar edhe atje, sepse e dimë që Prevalla është aset nacional”, tha Totaj.

Vetëm në një ditë, sidomos gjatë fundjavës, në Prevallë regjistrohen qindra vizitorë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet e tjera të rajonit./RTK/

Më Shumë

Kristel Krasniqi rrëmben “Fluturën e Argjendtë” në festivalin për fëmijë në Prizren

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u mbajt me sukses edicioni i 21-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” në Prizren, në kuadër të...

Rritja e shpenzimeve përmbarimore dëmton financat e komunave në rajonin e Prizrenit

Komunat e Kosovës sipas një hulumtimi të Institutit GAP gjatë vitit 2024 janë përballur me rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe...

Lajmet e Fundit