Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të shitblerjes së narkotikëve.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Sh.L., D.L., A.K., dhe K.Z., për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258
35 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë”me peshë neto 900 gram;
21 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 27.71 gram;
2 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 17.42 gram;
1 qes substancë narkotike e llojit “marihuanë e me peshë 13.26 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 22.83 gram;
Mbetje e substancës narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.48 gram;
3 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 4.18 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.38 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.86 gram;
1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 1.16 gram;
3 qese substancë narkotike e llojit “kokainë” me peshë totale 0.71 gram;
20 copë tableta të llojit Xanax – Alprazolam 0.5 mg”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, aty theksohet se janë sekuestruar edhe materiale të tjera që shërbejnë për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve për shitje, përfshirë: qese najloni të zbrazëta, një peshore digjitale, një grinder dhe dy grindera të tjerë me mbetje marihuane.
“Pesha totale e substancës narkotike të llojit marihuanë e sekuestruar është 989.72 gram, ndërsa e kokainës është 4.4 gram”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton Telegrafi.
Marketing