19.9 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen e zhvilluar të shtunën pasdite në stadiumin “Kadrioru” në Talin.

Golin e vetëm dhe të fitores për vajzat dardane e realizoi Aurela Imeraj në minutën e 72-të, pas një asistimi të bukur nga kapitenia Erëleta Memeti.

Kjo ndeshje është pjesë e përgatitjeve të Kosovës për “play-off”-in e Ligës së Kombeve, ku në vjeshtë do të përballet me Turqinë për një vend në Ligën B. Kujtojmë se Kosova e siguroi pjesëmarrjen në ‘play-off’ si e dyta në renditjen e përgjithshme të Ligës C, pasi e përfundoi Grupin 6 në vendin e dytë me 7 pikë.

Sami Sermaxhaj, përzgjedhësi i Kombëtares, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e vajzave në këtë miqësore.

“Fillimisht duhet pasur parasysh se shumica e lojtareve tona ka kohë që e kanë përfunduar edicionin me klubet e tyre, e në anën tjetër ato estone janë në vlugun e kampionatit. Sidoqoftë, lojtaret tona gjetën forcë dhe e bën një organizim shumë të mirë të lojës. Përtej organizimit, ato bënë edhe një lojë shumë të mirë. Ato dhanë gjithçka nga vetja, prandaj mendoj se është fitore e merituar dhe i përgëzoj vajzat për angazhimin dhe grintën që treguan sot”, tha Sermaxhaj.

Kapitenia e kombëtares, Erëleta Memeti, foli për integrimin e elementëve të rinj në ekip dhe vlerësoi lart paraqitjen e bashkëlojtarëve: “U kanë pak e vështirë në fillim sepse kemi qenë një ekip e re, pasi disa lojtare kanë ardhur për herë të parë nga U19. Në fillim është dashur të shohim se si po ecën loja, por lojtaret që kanë debutuar e kanë gjetur shumë shpejt ritmin dhe sistemin tonë të lojës. Në përgjithësi ka qenë lojë e mirë, edhe pse pak kemi hasur vështirësi të shkojmë përpara, por prapëseprapë ne kemi krijuar më shumë raste para portës kundërshtare dhe kemi arritur fitore të merituar. Ia uroj Aurelës golin, por edhe për paraqitjen shumë të mirë”, tha ajo.

Ndërkaq, Aurela Imeraj, autorja e golit të fitores, nuk e fshehu emocionin për realizimin e saj të parë me kombëtaren A: “Jam shumë e lumtur dhe krenare që e kam dhënë golin e parë me Kombëtaren A dhe që ky gol ia dha fitoren ekipit. Po ashtu, jam e lumtur që edhe si ekip, por edhe personalisht patëm një paraqitje shumë të mirë. Shpresoj se edhe në ndeshjen e dytë të arrijmë fitore”, tha ajo.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Estonisë më 1 korrik, e cila pritet të shërbejë si vazhdimësi e testimeve për përzgjedhësin Sermaxhaj dhe stafin e tij në prag të sfidave vendimtare kundër Turqisë./PrizrenPress.com

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rahoveci, bashkëfinancues i edicionit të 4-t të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Rahovecit është bërë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, duke theksuar...

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lajmet e Fundit