30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Selmanaj takon legjendën e sportit prizrenas, Naim Malazezin: Një thesar që frymëzon brezat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me një nga figurat më emblematike të sportit prizrenas, Naim Malazezin, të cilin e cilësoi si “legjendë të gjallë” dhe “thesar njerëzor”.

Në një postim të shpërndarë pas takimit, Selmanaj tha se kishte ndjerë “kënaqësi dhe nder” që pati mundësinë të bisedonte me njeriun që përfaqëson dinjitetshëm historinë, shpirtin dhe krenarinë sportive të Prizrenit.

“Për më shumë se 40 vjet, Naimi nuk ka qenë vetëm atlet, por simbol i rezistencës, i dashurisë për vendin dhe përkushtimit për sportin dhe qytetin tonë”, vlerëson Selmanaj.

Naim Malazezi është 55 herë kampion i Kosovës, me qindra medalje të fituara në gara kombëtare e ndërkombëtare.

Ai ka konkurruar edhe në periudha të vështira, kur pjesëmarrja në gara ishte një akt guximi dhe vetësakrifice.

“Ende aktiv, ende frymëzim për brezat e rinj, ai nuk e ka ndalur asnjëherë vrapin – as për medalje, as për lavdi, por gjithmonë për dinjitetin e këtij qyteti”, u shpreh Selmanaj.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren përfundoi me një thirrje për më shumë kujdes dhe mbështetje për njerëzit që kanë kontribuar në sport dhe shoqëri: “Ata meritojnë më shumë kujdes dhe një vend të denjë në historinë tonë të përbashkët.”

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

E enjtja me diell e temperatura të larta

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht...

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Lajmet e Fundit