3.1 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait dhe bashkëshortes së tij.

Sipas burimeve të Sinjalit pas një mosmarrëveshjeje në familje, i riu me inicialet F.Sh. është denoncuar për sjellje abuzive ndaj babait të tij, 68-vjeçarit F.Sh., si dhe ndaj bashkëshortes së tij, E.S., 23 vjeç.

Të tre personat e përfshirë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Malishevë. Viktimave fillimisht u është ofruar ndihma e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa më pas janë intervistuar nga hetuesit dhe janë njoftuar për të drejtat e tyre ligjore.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Dhunë në familje”, ndërkohë që i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nisma mori 834 vota në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren  ka marrë 834 vota apo 1.17 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. Me këtë...

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Lajmet e Fundit