Sonte në Prizren nis edicioni i tretë i Festivalit “Rock & Blues 2025”, një ngjarje që do të zgjasë tri net dhe do të mbledhë në një skenë artistë të njohur nga skena shqiptare dhe ndërkombëtare.
Në natën e parë do të performojnë Stanley Jordan Quartet, i njohur për stilin e tij unik që kombinon rock, blues dhe jazz, me teknikën e veçantë “touch technique”, ku interpreton meloditë dhe harmonitë me të dy duart në kitarë dhe shpesh kalon midis kitarës dhe pianoje, raporton PrizrenPress.
Po ashtu, në këtë natë do të ngjiten në skenë edhe grupi legjendar shqiptar i rock-ut, Elita 5, të cilët për herë të parë do të performojnë në Festivalin Rock & Blues në Prizren, duke sjellë me vete mbi tridhjetë vjet muzikë që përçon mesazhe rebelimi, dashurie dhe jetese.
Ndër artistët e tjerë të kësaj nate është edhe Beska & All Stars Band, një grup dinamik nga zemra e Prizrenit, i udhëhequr nga Besmir Shishko. Ata sjellin një miks energjik të blues-it, funk-ut dhe soul-it, të interpretuar me pasion dhe krenari lokale, ku secili anëtar sjell një talent të veçantë që premton një performancë të paharrueshme.
Festivali do të vazhdojë edhe dy netët në vijim me emra si Gripin, Jericho, Mentor Haziri, Minatori, Eugent Bushpepa dhe artistë të tjerë, duke e kthyer Prizrenin në epiqendrën e muzikës rock dhe blues në rajon.
Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja në festival është falas, ndërsa mosha minimale për pjesëmarrje është 16 vjeç. Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje të mos sjellin sende të ndaluara dhe të vijnë me disponimin më të mirë për tri net të paharruara me muzikë të mirë dhe atmosferë festive./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/