Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas këtyre veprimeve hetuesit policorë kanë arrestuar tre të dyshuarit, nga të cilët dy të dyshuarit me veturën e parë paraprakisht kishin tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes, me ç’rast kanë goditur dy vetura të parkuara ku kanë shkaktuar aksident me dëme materiale.
“Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku nga bastisja e realizuar dhe nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: – substancë narkotike dyshohet e llojit marihuanë me peshë 2 kg e 358 gramë e ndarë në doza për shitje dhe qese të ndryshme najloni (vlera e shitjes ilegale të kësaj substance narkotike në dozavlerësohet rreth 11 mijë euro, të holla në vlerë 115 euro, një peshore elektronike, disa qese najloni për paketim të substancës narkotike, një rollne foli najloni për paketim të substancës narkotike, dy telefona mobilë, një veturë me targa vendore”, thuhet në njoftim.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/