10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Drini i Bardhë debuton në shtëpi – Hidhet shorti për Ligën e Dytë, Superligën e Juniorëve dhe të Kadetëve

Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar sot ceremoninë e tërheqjes së shortit për sezonin e ri 2025/26 në Ligën e Dytë, si dhe në Superligën e Juniorëve dhe Superligën e Kadetëve, në prani të përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse.

Në këtë edicion, një nga momentet më të veçanta është debutimi i klubit Drini i Bardhë nga Hasi në Ligën e Dytë. Ekipi nga rajoni i Prizrenit do të zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit si vendas kundër Fushë Kosovës, më datat 23/24 gusht 2025, kur edhe nis zyrtarisht kjo kategori, raporton PrizrenPress.

Ndërkohë, garat për Superligën e Juniorëve dhe të Kadetëve do të startojnë më 30/31 gusht 2025, me shumë përballje interesante që pritet të sjellin rivalitet të madh ndërmjet akademive më të mira të vendit.

Këto janë përballjet e javës së parë sipas shortit të hedhur:

Liga e Dytë – Java e parë

Kosova VR – Deçani
Vllaznia – Dukagjini
Ulpiana – Rahoveci
Lepenci – Flamurtari
Arbëria – Dielli
Drini i Bardhë – Fushë Kosova
Mitrovica – Top Football
Dardania – Podujeva
Rilindja – Sharri

Superliga e Juniorëve – Java e parë

Vëllaznimi – Fushë Kosova
Ferizaj – Trepça’89
2 Korriku – Ramiz Sadiku
Drita – Trepça
Vushtrria – Flamurtari
Drenica – Gjilani
Llapi – Dukagjini
Prishtina – Ballkani

Superliga e Kadetëve – Java e parë

Llapi – KEK-u
QSP Prishtina – Drita
Ballkani – Prishtina
Olti – Ferizaj
Trepça’89 – Gjakova
Vushtrria – Kurda
Peja – Rilindja
Ramiz Sadiku – 2 Korriku

/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit