23.3 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Ekrem Kastrati rikandidon për kryetar të Malishevës

Kryetari aktual i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar zyrtarisht se do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në një deklaratë publike, Kastrati ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve gjatë katër viteve të fundit dhe ka theksuar se rikandidimi i tij është vazhdimësi e një angazhimi të përbashkët.

“Sot po ju flas nga zemra, me mirënjohje të madhe dhe me ndjenjën e përgjegjësisë që e kam ndjerë çdo ditë që prej se ma keni besuar udhëheqjen e komunës sonë”, deklaroi Kastrati, raporton PrizrenPress.

Ai theksoi se vendimi për rikandidim vjen si rezultat i kontakteve të vazhdueshme me qytetarët dhe njohjes së thellë me sfidat që ata përballojnë. Kastrati premtoi zgjidhje konkrete dhe projekte të nisura që synojnë transformimin e mëtejshëm të komunës.

“Jo premtime në letër, por projekte konkrete që veçse i kemi nisur dhe të tjera që janë gati për t’u realizuar”, tha ai, duke paralajmëruar publikimin e programit të tij në ditët në vijim.

Kastrati falënderoi në mënyrë të veçantë liderin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe strukturat e partisë për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe stafin komunal për bashkëpunimin dhe përkushtimin në realizimin e projekteve zhvillimore.

“Projektet e mëdha infrastrukturore nuk janë vetëm ndërtim, janë pjesë e një vizioni për Malishevën urbane, dinjitoze dhe të afërt me qytetarin”, theksoi ai.

Kryetari aktual tha se ndjehet krenar që ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve në terren, në çdo fshat e lagje, dhe se do të vazhdojë të jetë i tillë. Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen edhe për një mandat të dytë për të përmbyllur projektet e nisura dhe për të sjellë zhvillim të mëtejmë.

“Tani është koha ta çojmë punën përpara. Të përfundojmë atë që kemi nisur. Sepse kjo komunë nuk mund të kthehet pas dhe nuk do të ndalet”.

Me moton “Për Malishevën që punon. Për Malishevën që ecën. Për Malishevën që nuk ndalet. Për Malishevën urbane!”, Ekrem Kastrati synon të fitojë edhe një mandat si udhëheqës i Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Stuhi me breshër godet Brezovicën – vërshimet bllokojnë rrugën kryesore

Një stuhi e fuqishme me breshër ka goditur pasditen e sotme zonën e Brezovicës. Si pasojë, është shkaktuar menjëherë vërshimi i rrugës që çon drejt...

Situatë kaotike me mungesë të rrymës në disa zona të Dragashit

Banorët e zonës së Gorës në Dragash javën e kaluar janë përballur me mungesë të energjisë elektrike. Furnizimi me energji në disa pjesë të kësaj...

Lajmet e Fundit