Qytetarët mendojnë që policia po vepron sipas rregullave, por rrugët dhe hyrja e dalja nga parkingjet e ngushta sipas tyre pengojnë qarkullimin normal të automjeteve.

Qyteti i Prizrenit, në muajt korrik dhe gusht, është shumë i ngarkuar me fluksin e madh të vizitorëve dhe atë të automjeteve në trafik. Qytetarët thonë se janë të përgatitur për një situatë të tillë në pikun e ardhjes së bashkatdhetarëve.

“Prej se kam ardhë unë shumë mirë, veq pak shpejt por shumë mirë. A keni pas vonesa në rrugë? Jo. A ju ka dënu policia, jo jo, shumë në rregull. A të ka kushtu kohë me hy e me dalë nga Prizreni, ajo është normale, ja shikoje” , tha për RTK, Gjergj Morina.

Kurse Kamer Kryeziu, thotë se ka polici dhe dhe kontrollohet nga policia, por guzhëm. “Sa jeni vonu për të hy në Prizren? 1 orë” Disa të tjerë, mendojnë që hyrjet e ngushta në parkingje, po krijojnë pakënaqësi te pjesëmarrësit në trafik”, tha ai.

“Trafiku është në rregul se kuptohet këtu në Kosovë është shumë e ngarkuar, ama tek parkingjet është problem, këtu edhe pse janë parkingjet, ato janë shumë në vende të ngushta, të cilët nuk mundemi me hy me parku e këtu e kemi shumë problem” Për ta menaxhuar sa më mirë fluksin e shmangur incidentet në komunikacion , policia rajonale e Prizrenit ka hartuar planin operativ”, tha Zenel Mulaj.

Ndërsa, Toger Asim Bytyqi- u.d komandant i trafikut, thotë se në gjatë muajit korrik kemi një rritje të numrit të gjobave të pjesmarrësve në trafik dikun me 14% të shqiptimit të gjobave veq për muajin korrik.

“Bëj apel tek të gjithë ngasësit, por edhe pjesmarrësit e tjerë si këmbësorë e të tjerë që të kenë kujdes, të rrespektojnë rregullat e trafikut rrugorë, me qëllim që të arrijnë në cakun ku kanë për të arritur, se për ndryshe do të kemi ngecje”, tha ai.

Stacionimi i patrullave në pikat kyçe të trafikut në territorin e Komunës së Prizrenit ka rezultuar me një rënie të numrit të aksidenteve më fatalitet, ndonëse duhet ende të punohet në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik për ta mënjanuar më të keqen – humbjen e jetës nga pakujdesia në ngasje, por edhe gjobat të cilat kanë pësuar një rritje, thonë zyrtarët policorë./RTK

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren