Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim të veçantë kikboksierin 12-vjeçar, Lion Krasniqi, nga fshati Pagarushë, i cili jeton në Gjermani dhe së fundmi është shpallur kampion në kampionatin gjerman të kikboksit, në kategorinë e lehtë +47 kg për moshat e reja, raporton PrizrenPress.
Në shenjë respekti dhe vlerësimi për suksesin e tij, kryetari Kastrati i ndau një mirënjohje Lionit, duke theksuar rëndësinë që kanë arritjet e mërgimtarëve për komunën dhe vendin.
“Në emër të komunës dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për këtë arritje të madhe. Mërgimtarët tanë na bëjnë krenarë kudo që veprojnë, e në veçanti në sport. Ju dëshirojmë shumë suksese dhe ju inkurajojmë të vazhdoni me këtë sport, duke ju uruar arritje të reja në të ardhmen”, u shpreh kryetari Kastrati gjatë ceremonisë.
Lion Krasniqi u shpall kampion në kampionatin e organizuar nga Federata e Kikboksit të Gjermanisë, në kuadër të kategorisë WAKU Deutsche Meister, në disiplinën LK-YK +47 kg, për moshën 12 vjeç.
Ky sukses është një tjetër dëshmi e talentit dhe përkushtimit të të rinjve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet komunitetin e tyre në arenën ndërkombëtare sportive./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/