Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin e Prizrenit.
Ai premton se në Kuvendin e Prizrenit do të japë kontributin e tij për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Këtë e kam dëshmuar edhe gjatë kohës sa kam qenë drejtor i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit”, shprehet Kabashi.
Me profesion është stomatolog, por veprimtaria e tij ka kapërcyer kufijtë e profesionit, duke u përqendruar në çështjet sociale, përfshirjen qytetare dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
Kabashi kërkon mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit , duke e parë veten jo vetëm si përfaqësues, por si urë lidhëse mes qytetarëve dhe institucioneve komunale.
“Besoj në politika që vendosin qytetarin në qendër. Prizreni ka nevojë për zëra të përgjegjshëm që dinë dhe duan të bëjnë ndryshimin,” shton ai.
Zgjedhjet lokale janë një mundësi për qytetarët që të përzgjedhin përfaqësuesit më të denjë për të reflektuar interesat dhe nevojat e komunitetit. Fejzë Kabashi, me një përvojë të dëshmuar dhe vizion të qartë, synon të jetë pjesë e këtij ndryshimi.
Biografia
Fejzë (Tahir) Kabashi u lind më 18. 3. 1978 në fshatin Kabash të Hasit – komuna e Prizrenit. Shkollën fillore e përfundoi në vitin 1993, në paralelen e ndarë “Bajram Curri” – Kushnin – Kabash, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, në vitin 1997.
Shkollimin e vazhdoi, fillimisht, në Fakultetin e Shkencave Matematiko –Natyrore – drejtimi Biologji në Universitetin e Prishtinës, pasi nuk kishte arritur që të aplikojë për studime në Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin akademik 1998/99 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë – drejtimi Stomatologji, në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë gjithë shkollimit ishte aktivist i dalluar në përkrahjen e çështjeve të nxënësve dhe të studentëve. Njihet për themelimin e organizatës së parë studentore ORS-UP-së (Organizata e Re Studentore), në vitin 2004/05, krahas Unionit të Pavarur, që ekzistonte si organizim studentor. Nga kjo buroi edhe pluralizmi organizativ studentor në UP, ku më vonë u themelua Parlamenti Studentor, që është aktiv edhe sot.
Në zgjedhjet e para parlamentare, që organizuan studentët, përmes ORS-UP-së, u zgjodh përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Këshillin Mësimor Shkencor të Fakultetit. Përveç literaturës së kërkuar për programin e studimeve, lexoi edhe shumë libra të zhanreve të ndryshme, nga i rrjedh edhe dëshira për t’u marrë me shkrime. Pas diplomimit (nga viti 2011) punon doktor i stomatologjisë në ordinancën private në fshatin Romajë të Hasit.
Punën e doktorit të stomatologjisë vazhdon ta ushtrojë edhe sot.
Dr. Fejzë (Tahir) Kabashi është anëtar i LDK-së. Në vitin 2006 së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj partie, aktivin e LDK-së në fshat e shndërron në nëndegë të Degës të Lidhjes Demokratike të Prizrenit. Është anëtar i kuvendit të degës së LDK në Prizren. Në vitin 2015 bëhet edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie.
Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 dhe pas lidhjes së koalicionit për bashkëqeverisje në Prizren, nga 16. 1. 2018 deri në qershor 2020, kreu funksionin e Drejtorit të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren