Haradinaj: Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi

Prizreni ka nevojë për një epokë të re zhvillimi, të bazuar në projekte strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë artistike që përfaqëson identitetin e këtij qyteti – kështu është shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqin.
Haradinaj ka theksuar se Krasniqi është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë si në sektorin publik, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, dhe se ai e ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e transparencës, përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
“Besnik Krasniqi përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e Prizrenit, në një kohë kur ky qytet ka nevojë për një udhëheqje vizionare dhe të përgjegjshme,” ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka theksuar më tej se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dëshmuar kapacitet në qeverisjen lokale dhe se është e gatshme të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Prizrenit.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit