8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Hapen aplikimet për Bootcamp-et e Inteligjencës Artificiale në Prizren

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (RDA South), ka hapur aplikimet për fazën e dytë të Bootcamp-eve të Inteligjencës Artificiale, që do të zhvillohen nga shtatori deri në dhjetor 2025.

Sipas njoftimit të komunës, pas suksesit të 10 grupeve të para, ku 97% e pjesëmarrësve e vlerësuan programin me notën maksimale dhe 70% e tyre dolën të gatshëm për karrierë ose freelancing në fushën e AI, organizatorët synojnë të përgatisin një gjeneratë të re profesionistësh të rinj, raporton PrizrenPress.

Programi ofron trajnim praktik për përdorimin e AI në biznes, freelancing dhe branding digjital; pjesëmarrje në projekte reale që përgatisin për tregun e punës; instruktorë të vlerësuar me cilësi të lartë mësimdhënieje dhe përkushtimi; si dhe mundësi rrjetëzimi me një komunitet të të rinjve ambiciozë në AI.

Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë 18-35 vjeç, studentë, të diplomuar ose profesionistë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e inteligjencës artificiale.

Organizatorët theksojnë se vendet janë të kufizuara dhe kujtojnë se në fazën e parë kërkesa e tejkaloi numrin e pjesëmarrësve të pranuar.

Aplikimet bëhen online përmes linkut: https://forms.gle/5BZZpAGd6XTLG9Mt7

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Lajmet e Fundit