18.3 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Serebe i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për herë të dytë radhazi

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që u dedikohet futbollistëve më të dalluar në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e katërt të këtij edicioni, çmimi i është ndarë për herë të dytë radhazi futbollistit të FC Ballkanit, Valentin Serebe, pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj KF Drenicës, raporton PrizrenPress.

Serebe ishte vendimtar në fitoren 3:0, duke realizuar hat-trick në këtë përballje dhe duke siguruar tre pikë të rëndësishme për ekipin nga Suhareka. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Shyqiri Salihu, Bujar Asllani dhe Skender Vllahiu.

Reagimi i Serebes pas marrjes së çmimit:

“Ndeshja kundër KF Drenicës ishte vërtet e vështirë, por falë Zotit arritëm të fitojmë. Përgatitjet i kemi filluar që nga java e kaluar dhe gjithçka shkoi mirë, qoftë me stafin, qoftë në aspektin taktik. Të gjithë dhamë maksimumin tonë dhe, falë Zotit, ia dolëm. E rëndësishmja është që fituam.

Tani duhet të shohim përpara, drejt ndeshjes së radhës. Do të punojmë edhe më shumë, sepse duhet të fitojmë çdo ndeshje. Muajt që vijnë janë të vështirë, por ne duhet të japim gjithmonë më të mirën tonë. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar për këtë fitore.

Falënderoj shokët e ekipit, trajnerët dhe drejtuesit për punën e tyre, sepse gjithmonë japim maksimumin. Synimi ynë është të fitojmë trofe dhe ta mbyllim kampionatin si kampionë, me ndihmën e Zotit – ashtu siç e kam thënë edhe më parë.

Gjithashtu, dua të falënderoj edhe tifozët e Ballkanit, të cilët janë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort, të japim gjithmonë më të mirën dhe të synojmë ta mbyllim sezonin si kampionë – të gjithë së bashku”./ PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

2005 tiketa dhe 47 aksidente të regjistruara në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë evidentuar statistika të rëndësishme lidhur me trafikun dhe rendin publik. Gjatë kësaj periudhe...

Lajmet e Fundit