7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar sot një përson të dyshuar për disa raste të veprave penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, me datën 18.09.2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, konkretisht tek një market, një person i dyshuar kishte tentuar të kryente veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Në vendngjarje Policia ka siguruar prova materiale se i njëjti ka kryer edhe një vjedhje të mëhershme tek i njëjti market.

“Hetimet kanë konstatuar se i njëjti person dyshohet edhe për dy raste tjera të vjedhjeve të kryera më herët në një dyqan tjetër tregtar në Prizren.

Pas intervistimit të të dyshuarit E. P. (mashkull), në praninë e avokatit mbrojtës, ai ka pranuar përfshirjen në rastet e mëposhtme:

– vjedhje – me datën 11.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,

– vjedhje – me datën 16.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,

– vjedhje e rëndë në tentativë më datë 18.09.2025 dhe

– posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thotë Policia.

Marketing

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ndalohen mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët...

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Lajmet e Fundit