5 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën në Suharekë, ku ka prezantuar kandidaten për kryetare të komunës, Jehona Rrafshi-Luma. Ky subjekt politik premtoi një frymë të re në qeverisjen lokale, duke theksuar rritjen e cilësisë në arsim, shëndetësi, kulturë dhe sport.

Të pranishëm në hapje ishte edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili u shpreh se partia do të ringjallë zërin patriotik në Suharekë dhe do të punojë për ndryshime pozitive.

“Le të kthehemi në një lëvizje të fuqishme për të ndryshuar gjërat, për ta krijuar një klimë shtetërore, familjare e njerëzore. Një klimë profesionale e atdhetare. Numri 186 ka këto vlera”, tha Fatmir Limaj, kryetar i Nismës.

Ndërsa kandidatja për kryetare, Jehona Rrafshi-Luma, u zotua se qytetarët do të kenë më shumë mundësi punësimi dhe shërbime më cilësore.

“Ne nuk jemi këtu për premtime boshe, por për angazhim të vërtetë e punë konkrete. Sot jemi këtu për të marrë përgjegjësi dhe për të ofruar zgjidhje të përhershme për sfidat tona të përditshme. Në këmbim të votës dhe besimit tuaj, ne japim zotimet tona: do të jemi vendimmarrës të drejtë për çështjet lokale, për shërbime publike, arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale, kulturë, rini e sport, si dhe do të ofrojmë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë”, deklaroi ajo.

Në fund, Rrafshi-Luma prezantoi edhe kandidatët e Nismës për asamblenë komunale, duke theksuar se ekipi i saj nuk do të ofrojë premtime të zbrazëta, por do të përqendrohet në punë konkrete.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit