15.7 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Dy pistoleta sekestrohen në Prizren

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë Rajonale të Prizrenit ka ndërmarrë dy operacione të ndara gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e dy armëve të zjarrit të llojit pistoletë dhe me inicimin e procedurave penale ndaj dy personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë është regjistruar më 14 tetor në Stacionin Policor të Prizrenit, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, ku një person shihej duke mbajtur një armë zjarri, raporton PrizrenPress.

Pas identifikimit të tij, njësitet e hetimeve kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz të tipit “BLOW F92 Cal. 9 mm”. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është inicuar procedurë penale dhe ai është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur më 16 tetor, ku Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas informatave operative, ka kryer një kontroll në shtëpinë e një personi të dyshuar në Krushë të Madhe.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë, ndërsa rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetërore.

Të dy personat e përfshirë janë nën hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës”.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet për raportimin e çdo rasti të dyshimtë që mund të cenojë qetësinë dhe sigurinë në vend./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Vërmicë ndalohen dy çanta luksoze me vlerë mbi 16 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të vendit,...

Sot fillon numërimi i fletëvotimeve për asamblistë

Sot do të nisë numërimi i votave për asamblistët. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për RTKlive se sot nisë numërimi për asamblistët. "Votat e kandidatëve...

Lajmet e Fundit