Në kuadër të fushatës nacionale për parandalimin e trafikimit të njerëzve, edhe në Komunën e Malishevës do të zhvillohen aktivitete vetëdijësuese me moton “Mos hesht”. Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët, veçanërisht tek të rinjtë, për rreziqet dhe mënyrat e mbrojtjes nga trafikimi me qenie njerëzore, raporton PrizrenPress.
Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen, sipas njoftimit, janë planifikuar orë mësimore nëpër shkollat e komunës me temën “Mbrojtja dhe Parandalimi nga Trafikimi me Qenie Njerëzore”, ku nxënësit do të informohen mbi format e trafikimit dhe institucionet ku mund të kërkojnë ndihmë.
Këtë nismë e ka përkrahur fuqishëm kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka ofruar mbështetjen e plotë institucionale për realizimin e fushatës. Me këtë rast, ai ka pritur në takim koordinatoren për të drejta të njeriut dhe barazi gjinore, Vera Bytyçi, bartëse të fushatës, Halit Mazrekun, koordinator të KKSB-së, si dhe Sabit Berishën, ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim.
“Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin e fenomenit të trafikimit me qenie njerëzore dhe për rolin e shkollave e institucioneve lokale në procesin e vetëdijesimit dhe edukimit të të rinjve”, thuhet në njoftim.
Fushata “Mos hesht” pritet të zhvillohet gjatë ditëve në vijim në disa institucione arsimore dhe publike të komunës, përmes ligjëratave, diskutimeve dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, me qëllim inkurajimin e raportimit të rasteve të dyshimta dhe promovimin e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/