13.2 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

“Koha për Lirinë” – Prizreni ndizet për duelin me Vëllaznimin

Në qytetin ku futbolli nuk është vetëm sport, por identitet, krenari dhe mënyrë jete, Liria e Prizrenit po hyn në një javë të veçantë emocioni. Këtë të mërkurë, më 22 tetor, në “Ditën e Pazarit”, klubi bardhezi do të përballet me Vëllaznimin e Gjakovës në stadiumin “Përparim Thaçi”, me fillim nga ora 13:00, raporton PrizrenPress.

Kjo ndeshje, e cila pritet të mbledhë një numër të madh tifozësh, shihet si më shumë se një përballje sportive — është simbol i lidhjes së thellë midis qytetit dhe klubit që për dekada ka shkruar histori me djersë e me shpirt.

Në prag të takimit, klubi prizrenas ka lëshuar një thirrje emocionuese për qytetarët, duke u bërë apel që të mbushin shkallët e stadiumit dhe të qëndrojnë pranë skuadrës së zemrës.

“Prizren – koha për Lirinë. Ky qytet nuk e ka futbollin veç sport – e ka identitet, krenari e mënyrë jete. Tash, ma shumë se kurrë, Liria ka nevojë për krejt ju: për të rinjtë që janë e ardhmja, për gjeneratat që kujtojnë dikur, për fëmijët që po rriten me këtë fanellë, për secilin që ka qajt e ka bërtit për këtë klub”, thuhet në njoftimin e klubit.

Nga Liria theksojnë se dashuria për klubin nuk tregohet vetëm në derbin me Dukagjinin, por “ndeshje mbas ndeshje, minutë mbas minute e moment mbas momenti”.

Me ndeshjen e së mërkurës, Liria synon të rikthejë fuqishëm atmosferën e vjetër prizrenase në “Përparim Thaçi”, aty ku breza të tërë kanë përjetuar emocionet e futbollit vendas.

Thirrja përfundon me një mesazh që tashmë është bërë slogan i qytetit: “Hajde n’stadium. Hajde n’shpinë e dytë. Për Lirinë. Për Prizrenin. Për historinë tonë”./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Latifi vlerëson punën në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marr pjesë në takimin e tretë periodik për këtë vit me personelin shëndetësor, ku u vlerësua puna e...

Zhduket një e mitur në Prizren

Një e mitur është zhdukur në Prizren. "Një nënë ka raportuar se vajza saj e mitur ka dalë nga shtëpia më 18 tetor dhe  nuk është...

Lajmet e Fundit