12.5 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Festivali i Këngës në RTK pritet të jetë mbresëlënës, sipas Hundozit

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, ka bërë të ditur se në ambientet e RTK-së po mbahen provat orkestrale për Festivalin e Këngës, ndërsa në Pallatin e Rinisë po punohet intensivisht në skenografinë e tij.

“Përgatitje, energji pozitive dhe përkushtim nga ekipet tona për të sjellë një edicion madhështor të këtij festivali të dashur për publikun,” ka thënë Hundozi.

Ai ka shtuar se falë angazhimit të profesionistëve të artit dhe produksionit, me përvojë shumëvjeçare në organizime të këtilla, si dhe interesimit të madh të talenteve dhe krijuesve muzikorë, ky edicion pritet të jetë vërtet mbresëlënës.

Festivali i Këngës në RTK do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor.

Edicioni i tretë do të sjell në skenë 20 këngë të reja që do të interpretohen live, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me edicionet e mëparshme. Përveç 20 këngëve garuese, programi do të jetë i larmishëm edhe me këngë të vjetra shqipe./rtk

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Çikat e Bashkimit shkëlqejnë në Prishtinë

Bashkimi ka dalë fitues me rezultat bindës 96:74 (26:18, 31:12, 23:17, 16:27) ndaj Trepçës, në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Prizrenaset vendosën ritmin e...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj babait, sulm ndaj policëve dhe dëmtim të zyrës së stacionit policor

Një person në Prizren është arrestuar pasi që i kishte shkaktuar dhunë psiqike babait të tij. Gjatë prangosjes, i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë,...

Lajmet e Fundit