Java e dhjetë e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll pritet të sjellë duele tepër interesante, me në qendër super derbin mes Bashkimit dhe Trepçës – nënkampionit dhe kampionit aktual të Kosovës.
Sfida zhvillohet të mërkurën në Prizren dhe pritet të jetë tejet e zjarrtë. Portokallezinjtë hyjnë në këtë ndeshje me bilanc prej shtatë fitoreve dhe dy humbjeve. Ata e nisën sezonin furishëm me shtatë fitore radhazi, por më pas pësuan dy humbje në ndeshjet e fundit, raporton PrizrenPress.

Nga ana tjetër, Trepça ka shënuar pesë fitore dhe tri humbje në një edicion mjaft dinamik për mitrovicasit. ‘Xehetarët’ po ashtu kanë qenë pjesë e garave evropiane në FIBA Europe Cup, njëjtë si Bashkimi, duke e bërë këtë duel edhe më interesant.
Në ndeshjet tjera të javës, Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin të mërkurën. Kuqezinjtë vijnë pas dy fitoreve radhazi dhe aktualisht kanë bilanc prej tri fitoreve dhe gjashtë humbjeve, ndërsa therandasit kanë dy fitore dhe shtatë humbje.
Të enjten, GO+ Peja pret Borën. Pejanët kanë shtatë fitore e dy humbje, kurse prishtinasit shkojnë në këtë takim me tri fitore dhe pesë humbje.
Një sfidë tjetër që premton rivalitet është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit 029, me të dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe pesë humbje pas nëntë javësh garë.
ProCredit Superliga – Java 10
E mërkurë, 18:45
Bashkimi – Trepça
Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
E enjte, 18:45
GO+ Peja – Bora
Sigal Prishtina – Rahoveci 029
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/