Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 32:28, raporton PrizrenPress.
“Vreshtarët” nisën furishëm dhe shpejt krijuan epërsi prej 9:2. Vendasit mbajtën epërsi bindëse në pjesën e parë, ndërsa Kastrioti ia doli të afrohet vetëm deri në katër gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 20:14 për Rahovecin.
Pjesa e dytë ishte thuajse e ngjashme.
Rahoveci ishte në epërsi gjithë kohën, ndërsa ferizajasit ia dolën të afrohen në tri gola, 25:22. Më pas në shprehje erdhi përvoja e lojtarëve të Rahovecit që rritën sërish epërsinë për fitore të rëndësishme.

Egzon Gjuka udhëhoqi fitoren e Rahovecit, bashkë me portierin Arbër Curri dhe alon Lulzim Shabani. Gjuka i shënoi tetë gola. Shtatë i kishte Lulzim Shabani, kurse pesë i shtoi Ardit Tafilaj. Në portë Curri u dallua me pritje të shumta.
Kastriotit nuk i kreu punë paraqitja shumë e mirë e portierit Wadi Chebbi. Ndonëse Chebbi mbajti skuadrën në lojë, duke pritur gjuajte e penallti të shumta, Kastrioti nuk e shfrytëzoi këtë.
Më efikasi ishte Festim Mustafa me tetë gola. Nga gjashtë i shënuan Gentrit Brahimi e Felippe Teixeira.
Me fitore Rahoveci doli në vendin e parë me 22 pikë. 22 pikë në vendin e dytë i ka edhe Kastrioti./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren