19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Zyliha Miloti feston 80-vjetorin e lindjes

Artistja ikonë e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 80-vjetorin e lindjes.

E lindur dhe e rritur në Shkodër, Miloti i ka dhënë skenës së artit dhe humorit shqiptar, qindra role dhe personazhe në teatër dhe kinema. Figura e saj ka shoqëruar breza të tërë artdashësish duke sjellë humor të spikatur dhe të qeshura.

Zyliha Miloti, është vlerësuar me titullin Mjeshtre e Madhe dhe tituj të tjerë të shumtë, për kontributi e saj të çmuar në artin dhe kulturën shkodrane dhe më gjerë.

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së saj, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci përcolli urimet e tij.

“Që në moshën 14-vjeçare, ajo u ngjit për herë të parë në skenë dhe 66 vite më pas, vazhdon ende të dhurojë humor të pakrahasueshëm. Me personazhe që na kanë bërë të qeshim e të reflektojmë, dhe batuta që kanë kaluar nga një brez te tjetri, Zyliha Miloti ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e humorit shqiptar”, tha Beci.

Zyliha Miloti nderohet jo vetëm si një artiste e spikatur, por edhe si një figurë që ka lënë gjurmë të thella në kujtesën e parodisë shkodrane dhe artit shqiptar./atsh/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ky është 19-vjeçari nga Rahoveci që vdiq tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Eferdinger” në...

OVL e UÇK-së Prizren zhvillon homazhe për dëshmorët dhe martirët në Lubizhdë të Hasit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Lubizhd...

Lajmet e Fundit