9.5 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par.2, ndërkaq B.C., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 par.1 dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 par. 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.K., me datë 22.12.2025, rreth orës 08:10 min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, në cilësinë e zyrtarit policor, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga i pandehuri B.C., me qëllim të përfitimit pasuror për vete. I njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe i veshur me uniformë policore, i ka mundësuar B.C., hyrjen në Republikën e Kosovës, ndonëse këtij të fundit i ishte refuzuar hyrja nga Policia e Kosovës për mungesë dokumentacioni. Pas marrjes së parave, A.K., e ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me veturën e tij, bashkë me të pandehurin B.C., dhe e ka dërguar atë në Prizren.

Me këto veprime, A.K., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” ndërkaq B.C., ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur, për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, ka propozuar që të pandehurit A.K., përveç dënimit kryesor, t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudistja Flaka Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, kurse në të dytën mposhti me Ippon, Silvia Pellitteri nga Italia. Në çerekfinale ajo humbi...

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

Pas rinumërimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, është i vetmi që e ka humbur mandatin e deputetit. Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë...

Lajmet e Fundit