Ndërmarrja Publike Lokale Eko-Theranda ka nisur një aksion pastrimi në brezin rrugor nga Malësia e Re deri në Carralevë, në kuadër të aktiviteteve të saj të përditshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, një pjesë e stafit është angazhuar intensivisht në terren për largimin e mbeturinave dhe përmirësimin e sigurisë përgjatë këtij aksi rrugor, ndërsa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.
Punëtorët janë vizituar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryeshefi ekzekutiv i NPL Eko-Theranda , Bujar Kuçi, të cilët i kanë përgëzuar për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të këtij aksioni.
Nga ndërmarrja theksojnë se do të vazhdojnë angazhimin në shërbim të komunitetit dhe në ruajtjen e mjedisit, duke synuar krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
