Policia e Kosovës në Prizren ka nisur një seri ligjëratash vetëdijesuese për nxënësit e shkollave të mesme, me fokus parandalimin e përdorimit të rrezikshëm të laserëve dhe informimin për ngacmimet seksuale, si dhe masat ndëshkimore ligjore që burojnë nga këto veprime.
Këto aktivitete po realizohen në kuadër të projektit “Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë”, ndërsa synim kryesor mbetet rritja e nivelit të informimit dhe vetëdijesimit tek të rinjtë për pasojat ligjore dhe shoqërore të këtyre dukurive.
“Policia Sektoriale nga Stacioni Policor Prizren ka organizuar dhe po vazhdon të mbajë ligjërata vetëdijesuese për nxënësit e shkollave të mesme në rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, nxënësit kanë treguar interesim të madh për temat e trajtuara, ndërsa në ligjërata kanë qenë të pranishëm edhe psikologët e shkollave, duke kontribuar në trajtimin profesional të çështjeve të diskutuara.
Gjatë javës së kaluar, ligjërata të tilla janë mbajtur në dy shkolla të mesme në Prizren, ndërsa aktiviteti do të vazhdojë edhe në shkolla të tjera të rajonit, me synim përfshirjen e sa më shumë nxënësve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj në promovimin e sigurisë publike dhe edukimin e brezave të rinj për ndërtimin e një kulture më të lartë shoqërore dhe rrugore./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
