Policia e Kosovës në Prizren ka intensifikuar kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik.
Policia e Kosovës, në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026 “Kontrollimi i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve – Kamion dhe Autobus”, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prizren, ka ndërmarrë veprime në terren.
Në kuadër të kësaj veprimtarie janë zbatuar dhe do të zbatohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, me qëllim të ngritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.
Gjatë këtyre ditëve janë ndaluar dhe kontrolluar automjete të ndryshme, ndërsa ndaj disa prej tyre që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut rrugor janë ndërmarrë veprime ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ngritur sigurinë në trafikun rrugor dhe sigurinë në përgjithësi”, theksohet në njoftim.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
