9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes “Hoça Mahalla”, në Prizren.

Vrasja e tyre u bë nga një grup prej 7-8 personave të veshur me uniforma të policisë dhe ushtrisë serbe, e të armatosur me armë të gjata.

Dëshmitarët e rastit, në mesin e tyre edhe Xhenger Cana, nipi i binjakëve të familjes Daçaj, i cili ishte dëshmitari okular i ngjarjes, rrëfyen se pjesë e grupit që kreu këtë krim ishte edhe Millosh Pleskoviq, i njohur me nofkën Miki.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Arrestimi i tij u bë tek në shtatorin e 2023-ës, 25 vjet pas rastit.

Ndërkaq, më 6 qershor të 2024-ës, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij për krime luftë kundër popullësisë civile, lidhur me rastin e vrasjes së Fatmir Bojaxhiut e vëllezërve Daçaj.

Për një vit, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, mbajti dhjetë seanca gjyqësore, gjatë së cilave u dëgjuan 14 dëshmitarë, në mesin e tyre edhe një dëshmitar i mbrojtur.

Madje, dëshmitari anonim në njërën nga seancat kishte deklaruar se vetë Millosh Pleskoviq, me të cilin njiheshin personalisht, ia kishte konfirmuar se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, dy binjakëve dhe një tjetri, ndërsa i katërti i kishte ikur.

Ky dëshmitar kishte deklaruar se Pleskoviq, në atë kohë 19 vjeçar, kishte qenë pjesë e grupit paramilitar të njohur si “Velokova Grupa”, të prirë nga një person i quajtur Velko, grup i cili ka operuar në Prizren dhe rrethinë dhe ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve shqiptarë në këtë rajon.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas dëshmitarit, Milloshi, pas luftës ishte larguar për në Serbi dhe në Kosovë ishte kthyer tek në vitin 2019.

Pas dhjetë seancave gjyqësore, dëgjimit të 14 dëshmitarëve, administrimit të provave materiale dhe dëgjimit të mbrojtjes së të akuzuarit, më 12 gusht të 2025-ës, kjo gjykatë e shpalli Pleskoviqin fajtor për krime luftë kundër popullsisë civile dhe e dënoi atë me 15 vjet burgim.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj kujton intelektualin prizrenas Xhemil Doda në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar me nderim 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të shquar prizrenas Xhemil...

Vjen klipi i “Nan” – kënga që do të pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Videoklipi zyrtar i këngës “Nan” kënduar nga Alis është publikuar. Artisti shqiptar me këtë këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision...

Lajmet e Fundit