Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë vizituar tri lokacionet e caktuara për hedhjen e mbeturinave inerte.
Sipas njoftimit të komunës, vizita është realizuar në lokacionet Gajrak Banjë, Gradina në Kijevë dhe Grab-Grab Panorc, ku zyrtarët komunalë kanë parë nga afër gjendjen dhe kanë diskutuar për menaxhimin sa më të rregullt të mbeturinave inerte dhe mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë kësaj vizite është bërë e ditur se shumë shpejt në këto hapësira do të vendosen sinjalizues informues, të cilët do t’i ndihmojnë qytetarët të orientohen më lehtë për vendndodhjen e lokacioneve dhe për llojet e mbeturinave që lejohen të hidhen aty.
Me këtë rast, autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë vendet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave inerte, duke theksuar se hedhja e tyre jashtë këtyre lokacioneve do të ndëshkohet sipas ligjit.
Komuna e Malishevës ka përcaktuar këto tri lokacione përmes një vendimi të datës 5 maj 2022. Sipas këtij vendimi, në të ardhmen parashihet që këto deponi të rikultivohen dhe të shndërrohen në zona të gjelbra në shërbim të komunitetit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
