8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Spektakli i basketbollit mbarëshqiptar zbarkon në Prizren, nis beteja për trofeun e Ligës Unike

Sot dhe nesër qyteti i bukur i Prizrenit do të jetë mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave, ku katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria do të garojnë për trofeun e çmuar.

Në gjysmëfinalen e parë do të përballen Peja 03 dhe Tirana. Skuadra pejane u rendit e para me nëntë fitore dhe një humbje, ndërsa tiranaset e katërta me katër fitore dhe gjashtë humbje, raporton PrizrenPress.

Në përballjen tjetër, kampioni i Kosovës, Bashkimi, do të ndeshet me kampionin e Ligës Unike, Flamurtari. Prizrenaset u renditën të dytat me tetë fitore dhe dy humbje, ndërsa vlonjatet të treta me gjashtë fitore dhe katër humbje.

Gjysmëfinalet zhvillohen të martën, ndërsa të mërkurën do të luhet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Orari i ndeshjeve:

E Martë (17.03.2026)
16:00 | Peja 03 – Tirana
19:30 | Bashkimi – Flamurtari

E Mërkurë (18.03.2026)
16:00 | Vendi i III-të
19:30 | FINALE

/PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Sonte në Prizren luhet super derbi i basketbollit

Në palestrën e nxehtë ”Sezai Surroi”, Bashkimi i bën konakun Trepçës, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Këto dy skuadra u përballën...

Lajmet e Fundit