11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale

KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në 28 shtete të botës, vazhdon misionin e tij për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulëta, përmes ofrimit të financimit për projekte zhvillimore dhe aktivitete ekonomike në komunitet.

Institucioni mikrofinanciar KosInvest po vazhdon zgjerimin e rrjetit të tij në Kosovë me hapjen e një zyre të re edhe në Suharekë, e cila do të fillojë operimin më 23 Mars. Kjo zyrë e re do të ofrojë mundësi financimi për fermerët, bizneset e vogla dhe individët që kërkojnë mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike.

Zgjerimi në Suharekë është pjesë e strategjisë së KosInvest për të qenë më pranë komuniteteve lokale dhe për të ofruar qasje më të lehtë në financim për qytetarët e rajonit.

Fokus në bujqësi dhe zhvillim ekonomik lokal

Rajoni i Suharekës është i njohur për aktivitetet e tij në bujqësi, vreshtari dhe prodhim ushqimor. Për këtë arsye, KosInvest ka krijuar produkte financiare që mbështesin drejtpërdrejt sektorin e bujqësisë.

Fermerët që aplikojnë për kredi mund të përfitojnë nga një zbritje prej -2% në normën e interesit, një iniciativë që KosInvest e ka implementuar që nga data 11 Dhjetor 2025, për të mbështetur investimet në:

– mekanizëm bujqësor

– zhvillimin e fermave

– prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore

– zgjerimin e aktiviteteve agrobiznesore

Ky financim synon të ndihmojë fermerët që të rrisin prodhimin dhe të forcojnë ekonominë lokale.

Përkrahje për gratë ndërmarrëse

Në kuadër të programeve për fuqizimin ekonomik të grave, KosInvest ofron gjithashtu zbritje prej -2% në interes për gratë ndërmarrëse, e cila aplikohet që nga 11 Dhjetor 2025. Ky program synon të mbështesë gratë që dëshirojnë të fillojnë ose të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit.

Proces i shpejtë dhe transparent

KosInvest ofron një proces të thjeshtë dhe të shpejtë të aplikimit për kredi, duke u mundësuar klientëve që të marrin vendime financiare në kohë dhe të realizojnë planet e tyre të investimit. Stafi profesional në zyrën e re do të jetë në dispozicion për të ofruar këshillim financiar dhe informacione të detajuara për të gjitha produktet e institucionit.

Adresa dhe kontaktet

Zyra e re në Suharekë do të hapet zyrtarisht më 23 Mars dhe do të mirëpresë të gjithë klientët që kërkojnë financim për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Adresa: Rr. Brigada 123 p.n. – Suharekë
Numri kontaktues: +383 49 213 314

Të gjithë të interesuarit ftohen të vizitojnë zyrën dhe të informohen nga afër për ofertat financiare dhe mundësitë që KosInvest ofron për fermerët, bizneset dhe gratë ndërmarrëse.

 

Më Shumë

Spektakli i basketbollit mbarëshqiptar zbarkon në Prizren, nis beteja për trofeun e Ligës Unike

Sot dhe nesër qyteti i bukur i Prizrenit do të jetë mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave, ku katër skuadrat më...

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Lajmet e Fundit